Jemi mësuar të shohim vetëm femra në hapësirat e sallave të lindjes dhe të kujdesit prenatal.
Por, në Spitalin e Beogradit, Klinika e Gjinekologjisë, është diçka më ndryshe, shkruan Gazeta Shneta.
Pjesë e këtij reparti është edh enjë mashkull. Marko Obradoviq punon tash e 6 vjet si teknik i pediatrisë.
“Kjo punë më ka hyrë në qejf që kur isha në shkollë fillore dhe për këtë arsye e regjistrova shkollimin mjekësor”, u shpreh për mediat serbe, Obradoviq.
Ky i fundit vetë nuk ka fëmijë, mirëpo lavdërohet shumë nga nënat që lindin për kujdesin që ai tregon ndaj fëmijëve të tyre. /Gazeta Shneta/