E rrezikshme apo e shëndetshme të teshtijnë bebet!

2017-03-23 në ora 19:31

Bebet teshtijnë kohë pas kohe, e kjo jo sepse janë të ftohur apo të sëmurë, por hunda e tyre e vogël ende nuk është pastruar mirë, transmeton Gazeta Shneta.

Teshtitja është shumë e mirë për ta, pasi që në atë mënyrë i hapen vrimat e hundës dhe të fytit.

Teshtitja tek bebet është krejt normale, nuk ka asgjë për tu shqetësuar dhe ta keni parasysh se tek të vegjlit ndodh shpesh.

Nëse bebet nuk teshtijnë, përdorni disa pika me kripë në hundë kjo do t’i ndihmoj, por sigurohuni të merrni sasi të vogël kripe.

Mundësia tjetër janë aspiratorët. Poziciononi fëmijët tuaj mirë, dhe përdorni aspiratorin për ta shliruar hundën e bebit. Përsëriteni disa herë nëse është e nevojshme. /Gazeta Shneta/