E thotë edhe shkenca, kjo këngë lumturon bebet (Video)

2017-04-21 në ora 21:44

Caspar Addyman, ekspert në zhvillimin e fëmijëve dhe Lauren Stewart, psikologe muzikore, kanë analizuar të dhënat shkencore rreth preferencave të foshnjave për të gjetur “këngën që i bën fëmijët të lumtur” shkruan Fox News.

Pas një kërkimi shkencor afatgjatë, Imogen Heap, këngëtare dhe kompozitore (dy herë fituese e çmimeve Grammy) kompozoi këngën e mëposhtme, duke ndjekur disa rregulla. Ajo duhet të jetë e thjeshtë dhe me fjalë përsëritëse dhe të ketë një sërë dinamikash që të tërheqin vëmendjen e foshnjës.

Kënga duhet të kishte gjithashtu një temp i lartë, sipas rrahjeve të zemrës së foshnjave, të cilat janë më të shpejta se tek të rriturit. Në këngë janë përfshirë edhe disa belbëzime të foshnjave.

Kjo këngë i bën të lumtur bebet tuaja!