Pasi përfunduan së ngrëni krahët e pulës që i kishin porositur në KFC, mysafirët u çmendën kur panë krimbat duke u zvarritur në një copë mishi.
Prindërit organizuan një festë për ditëlindjen e fëmijës së tyre në Melburn dhe porositën ushqim të gatshëm në KFC, shkruan KidSpot, transmeton Gazeta Shneta.
Të gjithë mysafirët hëngrën nga e njëjta porosi ushqimi, por pasi e përfunduan, të gjithë mbetën të shokuar nga ajo që kuptuan.
“Ishte pjesa e fundit e krahut të pulës kur njëri nga fëmijët vuri re se po lëvizte diçka brenda mishit”, ka thënë Manny Estanislao.
“Të gjithë u shqetësuam kur pamë tre krimba duke u zvarritur në mish”, ka shtuar ai.
KFC ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se është e pamundur që krimbat të kenë qenë në mish para se t’i blinin klientët e tyre.
“KFC punon ngushtë me mjekët ligjorë për të siguruar që restorantet tona të gatuajnë ushqim të pastër”. /Gazeta Shneta/