E tmerrshme: Nëna mëson nga Facebook’u për vdekjen e vajzës së saj

2017-04-01 në ora 11:08

Deboray Bryne ishte duke kërkuar në murin e Facebook kur tragjikisht e pa një mesazh për aksidentin fatal të vajzës së saj.

Ajo vazhdoi të shikonte më poshtë dhe pa edhe mesazhe të tjera ngushëlluese për vdekjen e vajzës së saj, transmeton Gazeta Shneta.

“Shkoi shpejtë”, shkruante njëri mesazh. “Nuk mund t’iu besojë këtyre lajmeve”, shkroi tjetri.

Më pas, ajo pranoi një mesazh në telefonin e saj nga një shoqe e vajzës i cili shkruante: “Më vjen keq”.

Në konfuzion total dhe në stres, Deborah kërkoi nga shoqja t’ia shpjegonte për çka e kishte fjalën.

Asaj i treguan se vajza kishte ndërruar jetë pas një aksidenti trafiku. “Aty fillova të bërtisja. Brogan ishte e vdekur. Zemra mu plas”, thotë kjo nënë.

Sigurisht njoftimi më i keq që ka mundur t’i bëhej asaj për vdekjen e vajzës. Deboray ka edhe dy fëmijë tjerë. /Gazeta Shneta/

Deborah (djathtas) me vajzën e saj te ndjerë