E vërteta e frikshme e obezitetit te fëmijët

2017-12-11 në ora 14:23

Kur nisi Dita Ndërkombëtare e Obezitetit në vitin 2015, si një përpjekje për “të ndihmuar njerëzit të arrijnë dhe të mbajnë një jetë të shëndetshme, pa obezitet,” krijuesit e kampanjës u fokusuan më shumë tek të rriturit se sa tek fëmijët.

Një studim i ri nga Kolegji Imperial i Londrës dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shpreson të ndryshoj këtë duke edukuar njerëzit në obezitetin tek fëmijët dhe po i fton prindërit kudo që të mbajnë shënime, transmeton Gazeta Shneta.

Sipas kryesuesit (autorit) të këtij studimi, profesorit nga Kolegji Imperial i Shëndetit Publik  Majid Ezzati , numri i fëmijëve dhe adoleshentëve (moshat 5 deri 19 vjeçare) që vuajnë nga obeziteti është rritur globalisht, nga 11 milion në vitin 1975 në 124 milion në 2016.

Edhe pse është ende e paqartë kjo specifikë, autorët besojnë që nga gjetjet që kanë kjo ndodhë si pasojë e konsumimit të ushqimeve me energji të dendur, veçanarisht karbohidratet e përpunuara, që qojnë në shtim të peshës dhe shëndet të dobët gjatë jetës.

Por nuk mbaron me kaq. Parashikimet sygjerojnë që niveli global i obezitetit tek fëmijët dhe adoleshentët do të tejkalojë të njejtën grupmoshë në vitin 2022 nëse nuk bëhet asgjë që kjo të parandalohet.

”Mbipesha dhe obeziteti sot është një krizë globale dhe rrezikon të përkeqësohet në vitet e ardhshme, nëse nuk ndërrmarim veprime drastike,” thotë Dr.Fiona Bull, menaxhere e programit të parandalimit të sëmundjeve që nuk komunikohen në OBSH.

Kështuqë, si mund të ndihmoni ju? Filloni duke edukuar veten dhe familjen tuaj për jetë të shëndetshme dhe të balansuar. Me fjalë të tjera, mos u frikësoni të shpenzoni 10 minuta më shumë në dyqanin e gjërave ushqimore duke kontrolluar tiketat dhe duke zgjedhur gjëra që janë të pasura me vlera ushqyese për fëmijët tuaj.

Kujtoni këtë fjalë të vjetër, “Larg syve, larg mendjes.”/Gazeta Shneta