E vërteta: Të jesh nënë është një angazhim i vetmuar

2018-08-02 në ora 10:15

“Burri shkon në punë për 8 orë, por mua më duket si 16 orë! Miqtë e ngushtë janë të gjihtë në punë, duke pirë kafe e duke biseduar me kolegët e tyre, në vend se të jenë në shtëpi të rrethuar me gjëra të bebeve”, kështu e përshkruan një ditë të sajën një nënë e re.

A është kjo me të vërtetë jeta ime?

“Dua të them, më pëlqen, me të vërtetë, por pse nuk më kanë paralajmëruar se sa izolouese do të jetë?”

“Marrëdhënie më të ngushta kam me pompën e qumështit dhe me pajisjet tjera ndihmëse, sesa me miqtë dhe bashkëshortin.”

Më pas ajo tregon për qumështin që po i harxhohet, si dhe energjia për t’u marrë me gjëra. E nëse nuk del jashtë për të pasur ndonjë bisedë me ndonjë të rritur, sepse mund të çmendet. Ani pse këto biseda janë thjesht me shitësit e frutave dhe perimeve, përcjell Gazeta Shneta.

“Izolimi është pjesë e zhytjes së plotë në amësi. Është një pjesë që ndonjëherë nuk të bën të ndihesh mirë, por, si shumë pjesë tjera të amësisë, shpesh është senzacionale.”

“E edhepse më mungojnë netët e të shtuneve jashtë me shoqëri, kjo ndjenjë prap se prapë është diçka që nuk mund të kthehet dhe për të cilën ia vlen të sakrifikohet.”/gazetashneta