E vërteton shkenca: Fëmijët na bëjnë më të vjetër

2018-08-13 në ora 08:37

Ju ndoshta nuk do të befasoheni kur të dëgjoni se të keni fëmijë do të përshpejtojë procesin e plakjes.

Një studim i fundit nga Universiteti Northwestern ka zbuluar se shtatzënitë mund të shkaktojnë që qelizat e grave të plaken më shpejtë.

Studimi, i udhëhequr nga Calen Ryan, Christopher Kuzawa dhe Dan Eisenberg, ka vështruar dy shenja të ndryshme të plakjes së qlizave në qindra gra me histori të ndryshme të reproduktivitetit, përcjell Gazeta Shneta.

“Gjatësia e telomerit dhe epigenetika janë markerë qelizorë që parashikojnë në mënyrë të pavarur vdekshmërinë, dhe të dyja u shfaqën ‘më të vjetër’ në gratë që kishin më shumë shtatëzani në historitë e tyre riprodhuese”, tha Ryan, i cili është gjithashtu një student doktorature në antropologjinë biologjike në Northwestern.

“Edhe pas kontabilizimit për faktorë të tjerë që ndikojnë në plakjen qelizore, numri i shtatëzënive ende doli në krye.”

“Shifrat aktuale janë mjaft befasuese, pasi çdo shtatzëni shtesë bën që plakja jonë qelizore të përshpejtohet nga diku nga gjashtë muaj deri në dy vjet.”

Gjatë shtatzënisë, nënat duken më të reja, por pasi ta kenë fëmijëë, të gjitha ato gjëra të mrekullueshme ‘shkëlqimi i shtatzënisë’ i kthejnë në gjendje edhe më ‘të rënde’ se që kanë qenë para shtatzënsë/GazetaShneta