Në komunën e Prizrenit janë konfirmuar edhe 14 raste të reja me koronavirus Covid-19, duke çuar numrin total në 19.
Lajmin e ka konfirmuar komuna e Prizrenit përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, ku thuhet se të gjitha rastet janë kontakte të rasteve të mëhershme, shkruan Gazeta Shneta.
Njoftimi i plotë:
Sipas raportit të sotëm të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në komunën e Prizrenit sot për fat të keq kanë rezultuar pozitive edhe 14 raste të reja me COVID-19.
Të gjitha këto raste kanë rrjedhur nga kontaktet e rasteve të mëparshme në komunën tonë.
Tani numri total i rasteve aktive me COVID-19 në Prizren është 19.
Menjëherë pas pranimit të raportit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, është dakorduar me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, që Prizreni të shpallet zonë karantinë.