Edhe Angela Martini reagon për lajmet për shtatzëninë

2018-08-06 në ora 09:50

Angela Martini ndodhet me pushime së bashku  me bashkëshortin e saj, milionerin rumun Dragos Savulscu, në Turqi.

Mirëpo një foto e modeles e publikuar një ditë më parë, ngriti dyshimet se ajo ndodhej në pritje të ëmbël.

Angela shfaqet tejet sensuale në jaht, teksa pozon e veshur me një fustan rrjetë së bashku me qenin e saj.

“Me bebet”, – shkruan modelja dhe fansat menjëherë aluduan se ajo ishte shtatzënë.

Mirëpo  modelja sqaroi se bebat janë qenushi që mban në krahët dhe Dragos që po shkrep foton dhe sa ka kohë për t’u bërë nënë./iconstyle