Doktoresha e QKUK-së, Dafina Krasniqi ka vendosur që edhe këtë vit, t’i bëjë të lumtur fëmijët në repartin e Pediatrisë.
Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se sot së bashku me dy maskotat dhe organizimin tim qëndruam tek fëmijët e repartit hemato-onkologjik Pediatri.
Ajo është shprehur se reparti është shumë i bukur sepse buzëqeshja dhe emocionet e fëmijëve e kanë bërë këtë bukuri edhe në bredhin e stolisur dhe dhuratat qe sot i dërgova ku edhe sytë e tyre shkëlqejnë si dritat e festave të fundvitit.
“Shpresojmë që ky akt i vogël bamirësie do të ndihmojë në ngritjen e përgjithshme të vetëdijes së shoqërisë sonë për çështjet sociale e humanitare”, ka shkruar Krasniqi duke iu uruar fëmijëve shërim të shpejt.