Kirurgët nga Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit i janë bashkangjitur grevës, së bashku me ata të Spitalit të Prizrenit dhe Klinikës së Kirurgjisë Abdominale, me kerkesë për rritje pagash.
16 kirurgë të Prizrenit prej nga nesër do të futen në grevë. Ata thonë se këtë punë po e bëjnë në shenjë solidarizimi me kolegët e tyre nga Prishtina e Mitrovica.
Punonjësit e Klinikës së Kirurgjisë në Prizren në mbledhjen e rregullt e kanë njoftuar shefin e repartit rreth planeve të tyre për grevë. Gazeta Express të dielën ka biseduar me përgjegjësin e repartit të Kirurgjisë në spitalin e Prizrenit, Bajram Durajn, i cili ka konfirmuar për fillimin e grevës nga ana e kirurgëve të këtij spitali.
Kërkesa e këtyre 16 kirurgëve mbetet e njëjtë me atë të kolegëve nga Prishtina e Mitrovica: Kërkohet rritje e pagës.
Ndërkohë, kirurgët e Klinikës Abdominale në QKUK tashmë kanë kryer javën e parë të grevës. Drejtori i kësaj klinike Rifat Bajrami i ka thënë Expressit se 30 mjekët e Abdominales nuk do të sprapsen deri në përmbushjen e kërkesës së tyre nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Gazeta Express.