Në grevën e nisur nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale është bashkëngjitur edhe Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve.
Shumë prindër janë kthyer mbrapshtë gjatë ditës së sotme së bashku me fëmijët e tyre në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, shkruan Gazeta Shneta.
Kjo për arsye se mjekët e kësaj klinike i janë bashkëngjitur grevës së nisur nga Kirurgjia Abdominale.
Mjekët refuzuan të trajtonin pacientët, me arsyetimin se janë në grevë dhe kjo nuk është në dorën e tyre për të vendosur. E gjatë kësaj kohe do të pranohen vetëm rastet urgjente.
Pothuajse shumica e kirurgëve në institucionet publike kanë hyrë në grevë, duke përfshirë Kirurgjinë Torakale, Urologjinë, si dhe repartet kirurgjike në Spitalin e Mitrovicës dhe Prizrenit.
Ata po kërkojnë rroga më të larta duke paralajmëruar se do të ndërpresin punën edhe në rastet urgjente. /Gazeta Shneta/