Në Kosovë ka ndodhur që shteti të paguaj shumëfish më shtrenjtë barnat nga çmimet e fryra të kompanive farmaceutike. Një skandal i tillë ka ndodhur edhe në Angli, ku një rrjet dyqanesh nëpër spitale ka shitur produktet e tij me çmime deri 700 për qind më shtrenjtë, shkruan Gazeta Shneta.
Kjo sipas ËH Smith ka ndodhur për shkak të një gabimi kompjuterik, ku një pastë dhëmbësh e tipit ‘Colgate’ ishte shitur për rreth 8 euro në dyqanet e spitalit, edhe përse ishte vetëm 1 euro në dyqanet e tjera, por në këtë ngritje të çmimeve janë futur edhe pelenat si dhe gjërat e tjera të nevojshme për fëmijët.
Derisa njëri ndër zëdhënësit e spitalit i quanë këto ‘gabime të vogla’ duke thënë më tej se fitimet shtesë nga këto shitje do të dhurohen për bamirësi, si një mënyrë simbolike të kërkim faljes ndaj konsumatorëve.
Derisa, Rachel Poëer, shef ekzekutiv i Shoqatës së Pacientëve tha për The Telegraph se ‘’kur njerëzit janë të sëmurë nuk mund të dalin jashtë spitalit për të blerë barna, dhe ata nuk presin që shitësit brenda spitalit që të shfrytëzojnë nga pamundësia e tyre fizike’’.
E, derisa kjo shihet të jetë bërë për shkak të konkurrencës së madhe në treg./Gazeta Shneta/