Edhe një fëmijë i porsalindur është infektuar me sëmundjen Covid-19 dhe po trajtohet në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Dr. Xhevdet Gojnovci. Ai ka thënë se foshnja është lindur më datën 5 korrik dhe ishte pranuar në QKUK një ditë më vonë.
“Edhe një foshnjë është konfirmuar me Covid-19. E lindur me 5 korrik, është pranuar me 16 korrik në QKUK. Foshnja është në Klinikë të Neonatologjisë në gjendje stabile. Rasti i dytë me Covid-19”, ka konfirmuar Gojnovci për Express.
Ky është fëmija i dytë i porsalindur i infektuar me Covid-19 në Kosovë, pas një foshnje tjetër e cila fatmirësisht u shërua pas disa ditë qëndrimi në spital.