Një infermiere e Klinikës Infektive është konfirmuar pozitiv me koronavirus Covid-19.
Gazeta Shneta ka mësuar nga burime se infermierja ka dal pozitiv, por lajmi nuk eshte konfirmuar ende zyrtarisht.
Numri i infermiereve të prekur nga koronavirusi deri më tani në Klinikën Infektive ka shkuar në gjashtë. Për fat të mirë pesë prej tyre tanimë janë konfirmuar të shëruara dhe pasi t’i kalojnë edhe 2 javë në izolim pritet t’i kthehen punës në klinikë.
Ndryshe numri më i madh i të infektuarve të stafit mjekësor janë nga Spitali i Prizrenit ku janë prekur tetë persona në repartin e dializës. /Gazeta Shneta/