Një nënë 23-vjeçare ka rrëfyer lindjen e saj në veturë, e cila i erdhi krejt papritmas pasi ishte vetëm në javën e 29-të.
“Dhimbjet filluan por nuk ma mori mendja se do të lindja sepse isha në javën e 29-të”, tregon ajo, transmeton Gazeta Shneta.
“Dhimbjet u intensifikuan dhe duhej të shkoja në spital, i cili ishte vetëm 15 minuta larg. U vonova sepse u desh ta lija vajzën te gjyshja”.
Nëna nga SHBA-ja tregon se burri i saj kishte devijuar rrugën kryesore për shkak të kolonës së veturave.
Në këtë moment nëna Raelin e kupton se bebja e saj do të dal jashtë.
“E ndjeva se bebja ishte tashmë në kanalin e lindjes. Nisa të shtyjë dhe e ndjeva kokën e tij jashtë. Shtyva dhe njëherë dhe bebja doli”, ka treguar nëna.
Prindërit dolën nga shtëpia në orën 11:14, e lanë vajzën te gjyshja në 11:22 dhe bebja lindi në orën 11:28 në veturë. /Gazeta Shneta/