Virusi Sars-CoV-2 dihet se sulmon pothuajse çdo pjesë të trupit dhe tani studiuesit kanë zbuluar një shënjestër më shumë për ta shtuar në listë.
Në punimin e 3 shkurtit të botuar në revistën ‘Nature Metabolism’ u zbulua se koronavirusi i ri sulmon posaçërisht pankreasin, duke shkaktuar një sërë pasojash potencialisht afatgjate shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.
Pankreasi ka dy funksione kryesore. Së pari, prodhon enzima për tretjen, dhe së dyti, dërgon dy hormonet përgjegjëse për rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak: insulinë dhe glukagonin.
Për këtë arsye, dëmtimi i pankreasit mund të ketë një efekt destabilizues në rregullimin metabolik si dhe mënyrën se si trupi prodhon insulinë.
Zbulimi i studiuesve mund të llogarisë për një gamë të gjerë efektesh të habitshme metabolike të lidhura me koronavirusin e ri.
Përtej lidhjes së raportuar gjerësisht midis diabetit dhe rasteve të rënda me Covid, ka disa lidhje më pak të njohura midis pankreasit dhe këtij crregullimi.
Për të përmendur disa nga faktet e mëhershme, afërsisht një e treta e pacientëve me sëmundje kritike Covid kanë zhvilluar pankreatit, ndërsa deri 17 përqind kanë përjetuar zgjerim të pankreasit, vëren ekipi i studimit nga Qendra Mjekësore e Universitetit Ulm në Gjermani.
Në disa raste të rralla, pacientët e rritur pa histori të diabetit kanë zhvilluar në mënyrë spontane gjendjen si rezultat i virusit.
Sigurisht, pankreasi është vetëm një nga shumë organet thelbësore të prekura nga Covid-19. /Gazeta Shneta/