Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë takimit të sotëm me mjekë ka premtuar se personat që dhunojnë mjekët do të dënohen.
Rama ju ka treguar mjekëve për sulmet që i janë bërë atij duke komentuar gjithashtu edhe shëndetin e tij, duke aluduar se nuk ka ndonjë problem shëndetësor.
“Sa herë të kujtoheni për sulmet, më kujtoni mua. Nuk mi bëjnë sulmet si kategori, por si person edhe siç shikoni jam gjallë dhe nuk kam nevojë për ju. Kur realisht kam shkuar për konsulta, ato realet nuk dalin në kazan. Unë konsultën e parë e bëj gjithmonë këtu, po nuk tregoj se fillojnë fantazitë. Nga të gjitha konsultat rezultoj i suksesshëm, nga gjithë ato që më bëjnë”, tha kryeministri.
Ndërsa kryeministri nuk ngurroi të përdorte shprehjen e filozofit gjerman Nietzche: Çfarë nuk të vret, të forcon. Me këtë rast ai lëshoi edhe një batutë se nuk është Nietzche i Shijakut por ai gjerman, duke aluduar tek një prej të arrestuarve për trafik droge që kishte nofkën ‘Niçe’.
‘’Kush ha ndonjë ndonjë goditje, forcohet. Shëndet do t’i bëhet siç më është bërë mua’’, përfundoi Rama./PP/