Efektet anësore të përdorimit të pajisjeve teknologjike tek fëmijët
Fëmijët sot po rriten në një botë të dominuar nga teknologjia.Për më tepër, shumë nga prindërit nuk janë ende të vetëdijshëm se çfarë dëmtime mund të sjellin përdorimi i pajisjeve teknologjike.
Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA ka publikuar rezultatet e para të studimit në lidhje me përdorimin e pajisjeve teknologjike nga ana e fëmijëve shkruan BellyBelly, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Studimi longitudinal nga The Adolescent Brain Cognitive Development (ABCD) ka për qëllim të kuptojë sesi përvojat e fëmijërisë ndikojnë në zhvillimin e trurit të një fëmijë.
Gaya Dowling, bashkëautore, tregoi se më shumë se 11,800 fëmijë të moshës 9-10 vjeç u bënë pjesë e studimit.
Studiuesit ndjekën zhvillimin biologjik dhe të sjelljes së fëmijëve përmes adoleshencës deri në moshën e pjekurisë.
Skanimet e trurit tek fëmijët treguan se fëmijët të cilët përdorën telefonin apo ndonjë pajisje tjetër teknologjike për më shumë se 7 orë në ditë treguan dëmtim të parakohshëm të korteksit trunor.
Korteksi është i ndarë në katër pjesë; secili seksion është përgjegjës për përpunimin e llojeve të ndryshme të informacionit ndijor.
Fëmijët që përdorën ekranet për më shumë se dy orë në ditë gjithashtu paraqitën probleme në testet e të menduarit dhe gjuhësor./GazetaShneta/