Efektet e gjumit të drekës tek foshnjat, fakte të pabesueshme

2018-02-03 në ora 12:10

 

Padyshim gjumi është një faktor i rëndësishëm për fëmijët dhe zhvillimin e tyre normal.

Të kesh një gjumë të mirë, je më energjik dhe ke shëndet më të mirë sidomos tek fëmijët, të cilët dëshirojnë aktivitete fizike më të shpeshta gjatë ditës.

Sipas një studimi të ri ka dalë së foshnjat që flenë 50 minuta në drekë janë në gjendje të flasin më mirë dhe të lidhin mendimet e tyre duke u dhënë kuptim.

Por mos prisni të dëgjoni nga ai të flasi kur është shumë i vogël? Nëse jeni të paduruar dhe dëshironi ta ndihmoni që ai të flasë më herët atëherë përpiquni që ai të flejë në drekë.

Por cili është sekreti që favorizon të folurën e fëmijës?

Studimi i të sapolindurve nga gjashtë deri në tetë muaj

Studimi sipas të cilit gjumi i drekës përmirëson dhe zhvillon të folurën e fëmijës është kryer në një grup fëmijësh të moshës gjashtë dhe tetë muajsh. Të gjithë iu nënshtruan një eksperimenti të thjeshtë që synonte vlerësimin e aftësive të tyre gjuhësore.

Ata u treguan atyre objekte me formë dhe ngjyra të ndryshme, por me të njëjtat pseudonime. Pastaj vendosën fëmijët të flinin gjumë dhe këtë test do ta përsërisnin përsëri pasi të zgjoheshin. Ky test u krye disa herë.

Gjumi ndikon në të folurën

Duke respektuar sjelljen e fëmijëve, studiuesit vunë në dukje se disa fëmijë kishin vështirësi në ndërtimin e lidhjeve mes objekteve dhe fjalëve. E kishin shumë të vështirë që sendet t’i shoqëronin me një emër. Por këtu përjashtoheshin fëmijët që kishin fjetur gjumë në drekë.

Në të vërtetë, të sapolindurit që pushonin pak më shumë se një orë, kur u zgjuan, dukej se ishin më në gjendje të bënin lidhjen mes objektit dhe emrit përkatës. Prandaj, një sy gjumë në drekë ndihmon në përmirësimin e njohurive të reja duke favorizuar kështu të folurën e fëmijëve./pernenat/