Efektet kuruese të rozmarisë

2017-04-07 në ora 13:11

A e keni ditur se rozmarina parandalon plakjen dhe vepron si antioksidues i fortë? Jo vetëm kaq.

Është një nga bimët më të përdorura në kuzhinë, por shumë shpesh e shohim të rritet në gjendje të egër pothuajse kudo, ndaj mos e ndani përdorimin e saj, shkruan Politiko.net.

Po flasim për rozmarinën.

Në bazë të disa studimeve, rozmarina parandalon plakjen dhe vepron si antioksidues i fortë.

Mund ta përdorni për shërimin e dhimbjeve të kokës, për përmirësim të kujtesës, por edhe për stimulimin e rritjes së flokut.

Ndikon mirë edhe në sistemin e tretjes dhe njerëzit e përdorin për shërimin e kapsllëkut dhe ngërçeve në stomak.

Shkencëtarët kanë vërtetuar se rozmarina stimulon sekretimin e vrerit, një element kyç në tretjen e yndyrave.

Ndikon edhe kundër infeksioneve të veshit, hundës dhe fytit.

Përveç kësaj, shëron edhe lodhjen dhe ofron lehtësim prej lodhjeve në muskuj, reumatizmit dhe nervit shiatik.

Ekstraktet e rozmarinës përmirësojnë qarkullimin e gjakut, parandalojnë humbjen e flokut dhe parandalon krijimin e zbokthit.

Një bimë për t’u mbajtur gjithmonë në shtëpi./Gazeta Shneta/