Fëmija i madh i familjes nga Stublla në një deklaratë për Gazetën Shneta ka demantuar raportimet se mjekët nuk iu kanë dal në ndihmë.
Ai ka thënë se mjekët ua kanë sqaruar se nuk mund t’ua marrin mostrat për analiza derisa të mos shfaqin shenja klinike pasi kështu janë procedurat.
Djali ka sqaruar se deri më tani nuk kanë pasur shenja klinike. “Shyqyr Zotit deri sot s’kemi pas shenja klinike. Vëllai i vogël 6 vjeçar ka pas pak temperaturë por kemi kontaktuar me mjeken vazhdimisht dhe na ka rekomanduar t’i japim shirup. Tash është mirë dhe nuk kemi ndonjë shqetësim”, ka deklaruar ai.
Djali ka thënë se nuk janë të vërteta raportimet se mjekët nuk iu kanë dal në ndihmë.
Edhe kryetari i fshatit Marjan Rama ka deklaruar per Gazeten se femijet jane ne gjendje te mire dhe vazhdimisht po vizitohen nga ai dhe drejtori i shkolles. “Kane ushqime, jane ne gjendje te mire shendetesore dhe nuk ka nevoje per panik. Jemi ne kontakt te afert me ta. Shkojna deri ne oborr dhe flasim me ta per çdo gje. Jemi ne kontakt edhe me mjeket”, ka deklaruar Rama.
Nderkaq drejtori i Shendetesise ne Viti Basri Aliu ka konfirmuar se epidemiologet e Institutit Kombetar jane nisur per t’ua marr mostrat femijeve per t’i kryer analizat laboratorike. /Gazeta Shneta/
______________________________________________
13:07 – Flasin fëmijët për Gazetën Shneta, demantojnë raportimet për mos ndihmën e mjekëve

Vijon…