Një video virale nga Japonia synon të tregoj sesa lehtë mikrobet dhe viruset mund të përhapen kur vetëm një person është i infektuar.
Eksperimenti tregon një atmosferë në një restorant e cila është realizuar nga organizata e transmetimit publik NHK në bashkëpunim me ekspertë të shëndetit shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Video-ja tregon 10 persona që hyjnë në restorant, me një të veçuar si personi i “infektuar”. Çdo pjesëmarrës shkon në drejtim të tij duke e përshëndetur e komunikuar me të.
Në fund të videos, pjesëmarrësit janë vendosur nën dritat e zeza duke ndriçuar se ku është përhapur infeksioni.
Substanca, e përdorur për të sinjalizuar mikrobet, mund të shihet në ushqim, enë shërbyese dhe pllaka, dhe madje edhe në fytyrat e disa prej pjesëmarrësve./GazetaShneta/
Ndiqni videon: