Vaksina që ofron mbrojtje kundër kancerit të mitrës duhet t’u jepët edhe djemve, rekomandojnë ekspertët.
Ministri i Shëndetësisë në Angli, Steve Brine njofton se vaksina kundër virusit human papilloma do t’u jepët djemve të moshës 12-13 vjeç. Para 10 viteve më parë kjo vaksinë u zhvillua për vajzat, ndërsa tani ekspertët mendojnë se duhet ta marrin edhe djemtë.
Vaksina do të mbrojë djemtë nga sëmundje të lidhura me virusin HPV, si kanceri oral, kanceri i fytit dhe ai anal, dhe mund të ulë rrezikun e zhvillimit të kancerit cervikal tek gratë nëpërmjet “imunitetit në grup”.
“Vaksina HPV për vajzat pritet të shpëtojë qindra jetë çdo vit dhe shpresoj që të shpëtojë edhe më shumë njerëz nga kjo sëmundje shkatërruese duke e zgjeruar vaksinën tek djemtë”, thotë ministri Brine./Shëndeti.com.al/