Një studim ka zbuluar se si duken mushkëritë e një pacienti me koronavirus gjatë autopsisë.
Dr Sanjay Mukhopadhyay, drejtor i patologjisë pulmonare në Klinikën Cleveland, vëzhgoi dy autopsi, duke përfshirë njërën tek i moshuari 77-vjeçar Oklahoma transmeton Gazeta Shneta.
Dr Mukhopadhyay zbuloi se pjesa e brendshme e mushkërive ishte e mbuluar në një shtresë të trashë, me teksturë zhul, e cila shkaktoi vështirësi në frymëmarrje.
Ai tha se shpreson që hulumtimi t’u japë mjekëve një pasqyrë se çfarë simptomash shkakton virusi dhe si mund t’i trajtojnë ato me ilaçe të disponueshme.
Studimi u botua në ‘American Journal of Clinical Pathology’.
Ky pacient tregoi simptoma për gjashtë ditë – përfshirë ethe dhe të dridhura – por nuk ka është parë të jetë kontrolluar të mjek për këto simptoma.
Ai u testua për virusin kur vdiq dhe aty u kuptua arsyja e humbjes së jetës.
Dr Mukhodpadhyay tha se shpreson që me bërjen e shumë autopsive do të ndihmojnë të gjejnë një trajtim më të saktë për pacientët aktual me Covid-19. /Gazeta Shneta/