Një numër i vogël i rasteve të inflamacionit të zemrës (miokarditi dhe perikarditi) janë parë tek djemtë adoleshentë dhe mosha mesatare që kanë marrë vaksinën Moderna për COVID-19.
Rastet e këtyre gjendjeve janë parë gjithashtu te grupet që kanë marrë vaksinën Pfizer për COVID, por më rrallë se tek personat që morën vaksinën Moderna, shkruan Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.
Marrja e COVID gjithashtu mund të çojë në miokardit dhe perikardit. Ekspertët duan t’i kujtojnë publikut se rreziqet që lidhen me virusin janë më të mëdha se ato që vijnë nga vaksinimi.
Të dhënat e hershme kanë treguar një numër të vogël të rasteve të inflamacionit të zemrës (miokardit dhe perikardit) te djemtë adoleshentë dhe të rinjtë (nën 30 vjeç) të cilët ishin vaksinuar me vaksinën Moderna për COVID-19. Rastet e inflamacionit të zemrës janë parë gjithashtu te disa të rinj që kanë marrë vaksinën Pfizer kundër COVID-19, por me një shkallë pak më të ulët se sa me vaksinën e Moderna-së.
Në Shtetet e Bashkuara, vaksina Pfizer është e vetmja vaksinë që aktualisht është e autorizuar për përdorim te personat nën moshën 18 vjeç. Megjithatë, vende të tjera po rishqyrtojnë përdorimin e vaksinës Moderna në dritën e raporteve për inflamacion të zemrës.
Për shembull, disa vende në Evropë – duke përfshirë Suedinë dhe Norvegjinë – kanë rekomanduar kundër përdorimit të vaksinës Moderna tek meshkujt në varësi të moshës së tyre.
Miokarditi është inflamacion i indit muskulor të zemrës. Perikarditi është inflamacion i membranës që rrethon zemrën (perikardi).
Simptomat e të dyja gjendjeve mund të përfshijnë dhimbje gjoksi, rrahje të shpejta të zemrës ose gulçim, ethe dhe lodhje. /Gazeta Shneta/