Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ekspertët ngrenë alarmin: Kujdesi për lëkurën po shndërrohet në obsesion te adoleshentet

Femina 09/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ekspertët po paralajmërojnë për një fenomen në rritje mes vajzave të reja, i njohur si “kosmetikorexia” – një obsesion i tepruar për arritjen e lëkurës së përsosur përmes përdorimit të vazhdueshëm të produkteve kozmetike dhe rutinave të komplikuara të kujdesit ndaj lëkurës.

Fenomeni është nxitur kryesisht nga rrjetet sociale, ku mijëra vajza, disa prej tyre vetëm 8 ose 9 vjeç, publikojnë video me rutina të përditshme që përfshijnë tonikë, serume, kremra, grim dhe produkte kundër plakjes, shkruan BBC transmeton Gazeta Shneta.

Një studim i realizuar me 1,500 fëmijë të moshës 9 deri në 12 vjeç tregoi se pothuajse gjysma përdorin rregullisht disa produkte për kujdesin e lëkurës, ndërsa shumë prej tyre besojnë se duhet të korrigjojnë “defekte” që në fakt nuk ekzistojnë.

Dermatologët paralajmërojnë se shumica e këtyre produkteve janë krijuar për të rriturit dhe shpesh përmbajnë përbërës aktivë si retinoli, i cili përdoret për reduktimin e rrudhave. Tek fëmijët, këta përbërës mund të shkaktojnë irritime, dëmtim të barrierës mbrojtëse të lëkurës, dermatit kontakti dhe ndjeshmëri afatgjatë.

Një studim italian me fëmijë 8 deri në 14 vjeç zbuloi se ata që shfaqnin shenja të “kosmetikorexisë” kalonin orë të tëra duke parë video për kujdesin e lëkurës dhe përdornin deri në 10 produkte kozmetike në ditë. Disa prej tyre refuzonin të dilnin edhe me familjarët pa grim.

Autoritetet italiane kanë nisur hetime ndaj disa markave të njohura të kozmetikës për të verifikuar nëse po përdorin influencerë të rinj për të promovuar produkte që nuk janë të përshtatshme për fëmijët.

Specialistët theksojnë se lëkura e fëmijëve është natyrshëm e shëndetshme dhe nuk ka nevojë për rutina të ndërlikuara.

Sipas tyre, edukimi i prindërve dhe kufizimi i ndikimit të rrjeteve sociale janë thelbësore për të parandaluar që kujdesi për lëkurën të kthehet në një burim pasigurie dhe presioni psikologjik për vajzat në moshë të hershme. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVdiq Richard Scolyer, mjeku australian që testoi mbi veten trajtimin pionier kundër tumorit në tru
Artikulli i rradhës Teknologjia AI që po ndryshon mjekësinë mund të sjellë probleme ligjore për mjekët

Ju sugjerojmë

Ushqimet bimore mund të ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit të zorrëve

09/06/2026 Jetë

Ilaçi i ri mund të zgjidhë një nga problemet më të përfolura të injeksioneve për dobësim

09/06/2026 Jetë

Teknologjia AI që po ndryshon mjekësinë mund të sjellë probleme ligjore për mjekët

09/06/2026 Jetë

Vdiq Richard Scolyer, mjeku australian që testoi mbi veten trajtimin pionier kundër tumorit në tru

09/06/2026 Jetë

Rëndësia e këshillës së farmacistit në kujdesin ndaj pacientit

09/06/2026 Jetë

“Të jetosh më gjatë dhe më mirë”, sfida e re e mjekësisë në Spanjë

09/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.