Pasi të bëni publik lajmin që jeni shtatëzënë, mos u befasoni kur të fillojnë t’iu parashtrohen pyetje të njëpasnjëshme, të ndërlidhura me folklorizmat e popullit tonë.
Mitet që tregojnën gjininë e foshnjes në bazë të fryerjes së barkut, dhe shumë e shumë të tjerë, do t’i dëgjoni shumë shpesh!
Por, shkenctarët së fundi kanë vërtetuar njërin nga këto folklorizma të shtatëzanisë.
Sipas Romper.com, ekspertët mjekësor kanë vërtetuar lidhshmërinë në mes aciditetit në lukth, që paraqitet në shtatëzani dhe flokëve të bebes, transmeton Gazeta Shneta.
Ky raport është publikuar në të përditshmen Birth, dhe gjatë studimit kanë analizuar 64 nëna, ku në 78% të kohës ato kanë përjetuar aciditet gjatë shtatëzanisë së tyre. Pas ekzaminimit me anë të ultratingujve, është parë se bebet e këtyre nënave kishin kokën e stërmbushur me flokë.
Ndërsa, në anën tjetër nënat që kishin përqindje më të ulët të aciditetit, në fund të shtatëzanisë, linden beben thuajse pa flokë fare, transmeton Gazeta Shneta.
Tani e tutje, mos i paragjykoni fjalët e gjyshërve dhe stërgjyshëve kur iu ofrojnë këshillat e tyre për shtatëzani. /Gazeta Shneta/