Një kampanjë e re nga Shëndeti Publik i Anglisë po u kërkon prindërve që t’i kufizojnë ushqimet që përmbajnë sheqer, prej dy të tilla në ditë dhe 100 kalori një copë.
Qëllimi është zvogëlimi i konsumit të sheqerit të fëmijëve – sipas të dhënave PHE, mesatarisht, fëmijët konsumojnë 10 kilogramë sheqer çdo vit, ku rreth gjysma e tyre vijnë nga pijet dhe ushqimet me sheqer, transmeton Gazeta Shneta.
Megjithatë, inkurajimi i fëmijëve për të ngrënë shëndetëshëm nuk është aq lehtë si duket. Për këtë, Daily Mail ka përgatitur tri këshilla nga një ekspert, të cilat do të bëjnë që fëmija juaj të heq dorë nga ky zakon.
1. Shmangni pijet me sheqer
Prindërit dëgjojnë pa pushim që madje edhe pijet që pretendojnë të jenë të shëndetshme, shpeshherë fshehin një sasi të konsiderueshme të sheqerit në përbërjen e tyre.
Uji i aromatizuar gjithashtu përmban sheqer, kështu që uji mineral është e vetmja pije e cila rekomandohet nga mjekët.
2. Mos i bëni ata që t’i braktisin ushqimet e ëmbla, por kontrolloni ato
Siç hulumtimet vazhdimisht kanë përsëritur, ushqimet e braktisura nga fmëijët, bëhen më atraktive për ata. Faktikisht, vlen i njëjti ligj edhe për ushqimet e shëndetshme.
Konsumimi më i rrallë i biskotave apo çokollatës është ajo çfarë po rekomandojnë ekspertët.
Si rregull kryesorë, mundohuni që mos të mbani ushqime të larta në sheqerna në shtëpi, duke i shmangur ato nga zakonet e fëmijëve.
Gjithashtu, është etike që t’u shpjegoni arsyen përse ata nuk duhet të vazhdojnë të konsumojnë ushqime të tilla, pasi që mësimi për shëndetin e tyre do të jetë një “braktisje” më afatgjatë e moskonsumimit të sheqernave.
3. Filloni të mendoni edhe për vaktet
Reduktimi i konsumimit të sheqerit duhet të bëhet në mënyrë holistike. Si shpjegohet kjo? Nëse fëmija ka ndërprerë pijet me sheqer, por vazhdon të konsumojë ushqime të tjera që e kanë këtë përbërës, atëherë përmes tyre mund të arrijë normën që kishte arritur gjatë konsumimit të atyre pijeve./Gazeta Shneta/