Rreth 1 në 7 çifte thuhet të kenë vështirësi në konceptim, sipas NHS, që nënkupton se 3.5 milionë njerëz vetëm në Britani po përjetojnë vështirësi në konceptim, për shkak të problemeve me fertilitetin.
Ekspertja e fertilitetit dhe shëndetit të gruas Emma Cannon ka ndihmuar gratë që të konceptojnë për më shumë se 20 vjet, transmeton Gazeta Shneta.
Në një intervistë për Get The Gloss, Cannon shpjegon sesi çështjet e pjellorisë kanë ndryshuar që kur ajo së pari krijoi klinikën e saj dhe se si stresi mund të ndikojë në mundësinë e konceptimit.
Cilat janë pyetjet më të shpeshta në klinikën tuaj?
Çfarë duhet të ha? Sa është sasia e ujit që duhet të marrë? Sa mund të zgjat?
Njerëzit dëshirojnë një kurim të shpejtë, por fertiliteti kërkon rikuperim gradual. Shumica e pacientëve janë të pa durueshëm.
Çfarë dëshironi që gratë dhe burrat të dinë për fertilitetin?
Do të dëshiroja që të dinë se kurrë nuk është aq e lehtë për ne të konceptohemit.
Nga pikëpamja evolucionare, kalojmë shumë kohë duke u kujdesur dhe duke ushqyer pasardhësit tanë. Pasi të lindin, normat e mbijetesës janë të larta në krahasim me krijesat e tjera.
Natyra synonte që ne të jemi në shëndetin optimal për të përmbushur këtë përgjegjësi dhe për të ushqyer dhe përkujdesur pasardhësit tanë për shumë vite pas lindjes.
Çiftet moderne janë mësuar në mentalitetin e përpjekjes së shumtë për të arritur qëllimet e tyre dhe po e vijojnë të njëjtën mendësi ndaj riprodhimit. Kjo krijon frustrim, ankth dhe mani. Seksi është vital dhe konceptimi kërkon qetësi.
Cili është ndryshimi më i dukshëm në fushën e fertilitetit që kur filluat të praktikoni?
Në 20 vitet e fundit unë kam parë një rritje në fekondimin in vitro.
Kam parë edhe ndryshime në spermatozoidet e meshkujve. Unë do të thoja se cilësia e spermës po zvogëlohet, të paktën sipas praktikës time. Ky mund të jetë një problem me qendër në Londër, por unë besoj se infertiliteti mashkullor ose subfertiliteti është në rritje.
Si mund të kalojnë çiftet një përvojë pozitive të konceptimit, duke shmangur stresin?
Duke mos vënë aq shumë presion mbi veten dhe partnerët e tyre për të ‘arritur’ në të.
Duhen kohë dhe unë shoh se çiftet e shohin atë si një projekt dasmash apo një projekt shtëpie, me një “deadline” të caktuar.
Mos u frikësoni nëse nuk ngeleni shtatzënë menjëherë, mos krahasoni vetën tuaj me njerëz të tjerë dhe mos lexoni gjëra nga Google, të paktën jo deri sa të jeni këshilluar me ndonjë ekspert të fushës së fertilitetit./Gazeta Shneta/