Një studim në lidhje me ekspozimin e grave shtatzëna ndaj rrezatimeve të krijuara nga fushat magnetike, botuar në “Scientific Reports”, ka zbuluar një normë dukshëm të lartë të aborteve si rezultat i kësaj.
“Ndonëse rreziqet nga rrezatimi jonizues janë të njohura dhe përfshijnë sëmundje rrezatimi me të përziera dhe të vjella, kancere dhe dëmtime gjenetike, provat mbi dëmin e mundshëm që shkakton te njerëzit rrezatimi jo jonizues, janë të kufizuara”, thotë De-Kun Li, kërkuesi kryesor i studimit të financuar nga Instituti Kombëtar i Shkencave të Shëndetit Mjedisor dhe Riprodhues, ekspert i epidemiologjisë perinatale, Kaliforni.
“Rrezatimi jo jonizues prodhohet nga vënia në punë e pajisjeve elektrike të tilla si pajisje shtëpiake, linjat e energjisë dhe transformatorët, aparaturat dhe rrjetet wireless që gjenerojnë fusha magnetike mjedisore”, shpjegojnë studiuesit, që i kanë kërkuar një grupi grash shtatzëna mbi moshën 18-vjeçare të mbanin për 24 orë një pajisje portative monitoruese të fushës magnetike, pak më e madhe se një pako letrash bixhozi.
“Norma e abortit spontan të sinjalizuar në popullsinë e përgjithshme është ndërmjet 10%-15%”, kujtojnë autorët. “Shpresojmë që këto të dhëna t’u hapin rrugë studimeve të mëtejshme që do të sqarojnë rreziqet potenciale të fushave magnetike mjedisore, për shëndetin njerëzor”. /doktor33.al/