Eli Fara përlotet kur flet për vajzën e saj, kjo është arsyeja

2017-10-25 në ora 11:38

E ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Ëake Up” këngëtarja Eli Fara është shprehur jo vetëm për jetën e saj profesionale, por gjithashtu edhe për marrëdhënien me vajzën e saj Marina Fara.

Megjithatë ashtu siç nuk pritej teksa po shprehej se është mjaft e lidhur më të bijën, këngëtarja u përlot, pasi sipas saj u bë nënë në një moshë shumë të re. “Kam qenë vetëm 18 vjeçe kur lindi Marina.

Nuk është mirë të bëhesh nënë në moshë kaq të re. Megjithatë me kalimin e viteve, i thua vetes se ke bërë mirë.”-përfundoi Fara gjatë emisionit “Wake Up”.

Aktualisht Marina konsiderohet si një nga vajzat më seksi të showbizit shqiptar, për shkak të fotove provokuese që publikon herë pas herë në rrjete sociale, duke qenë shpesh edhe në qendër të vëmendjes mediatike./Gazeta Express/