Emergjenca: Dy gratë e aksidentuara në Rrugën B janë në gjendje të rëndë

2018-10-22 në ora 15:38

Para rreth dy orësh ka ndodhur një aksident i rëndë në Rrugën B në Prishtinë, kur një veturë e tipit BMË ka goditur dy gra.

Gratë e aksidentuara janë dërguar me urgjencë nga autoambulancat e Prishtinës, në Klinikën Emergjente në QKUK. Nga kjo e fundit është bërë e ditur gjendja e tyre, shkruan Gazeta Shneta.

“Gratë e aksidentuara janë sjellë në Emergjencë në gjendje të rëndë. Aktualisht po mbahen të intubuara. Për momentin nuk mund të themi më shumë”, kanë deklaruar zyrtarët e Klinikës për Gazetën Shneta.

Ndërkohë aksidenti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. “Rreth orës 16:00 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën B. Aksidenti ka ndodhur mes një automjeti dhe dy këmbësoreve. Si pasoj e aksidentit dy këmbësore kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor ne QKUK”, ka deklaruar zëdhënësja Flora Ahmeti. /Gazeta Shneta/