Stafi mjekësor i Qendrës Emergjente e festoi 11-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës me njeriun më meritor për këtë.
Feim Hasani, pjesë e stafit mjekësor, njoftoi përmes një postimi në rrjete sociale se ata i vizitoi Rifat Jashari, shkruan Gazeta Shneta.
“Edhe ne festojm,bile bile me njeriun me meritor te kesaj feste,bacen Rifat! Urime 11 vjet shtet!”, shkroi Hasani.
Nuk dihet se për çfarë arsye Rifat Jashari qëndroi në Emergjencë, mirëpo ai u pa gjatë ditëve edhe në sheshin kryesor të kryeqytetit për të festuar 11-vjetorin e pavarësisë.