Emergjenca e QKUK-së ka nevojë për infermierë

2017-02-26 në ora 07:53

Klinika Emergjente në Prishtinë është në hall të madh me hapësirën e vogël në të cilën funksionin dhe pajisjet e amortizuara.

Por, problem tejet i madh për këtë klinikë është edhe stafi mjekësor i infermierëve që është në minimum.

Drejtori i kësaj klinike, Basri Lenjani, në një intervistë për Gazeta Shneta theksoi se 5 infermierët në klinikën e tij kryejnë punë të trefishtë.

“Kemi nevojë për më shumë infermierë dhe pas kërkesave të vazhdueshme, gjithmonë është përgjigjja e njëjtë: S’ka buxhet të mjaftueshëm”, u shpreh Lenjani.

“Jemi në hall për këtë sepse ne kemi 9 shtretër me kujdes të avancuar të cilët kërkojnë më tepër se 15 infermierë, dhe për momentin në dhomën e reaminacionit kemi vetëm 5 infermierë të cilët e kryejnë punën e tyre në mënyrë të trefishtë”, shtoi tutje drejtori i Klinikës Emergjente. /Gazeta Shneta/