Modelja e njohur shqiptare Emine Cunmulaj është bërë sërish nënë para pak kohe dhe tani po përballet me problemet dhe vështirësitë e gjidhënies.
Përveç kujdesit ndaj fëmijëve dhe lodhjes së tepërt që po e përjeton kohët e fundit, Emina nuk i lë anash as fansat e saj në instagram ku poston fotografi dhe rrëfen përvojat e saj. Madje përvojat e saj mund të jenë edhe edukative për nënat tjera që janë në pritje të ëmbël.
Bukuroshja shqiptare tregon se cila është dhimbja më e keqe pas asaj të lindjes.
“Disa gjëra si nëna i harrojmë, por i kujtojmë ato vetëm kur na përsëriten. Dhimbjet e mitrës kur ushqen beben me gji nuk janë shaka. Madje në disa raste shtrëngimi është më i keq sesa dhimbjet e lindjes. Por ne gratë jemi të pabesueshme sepse ne i luftojmë të gjitha kur është fjala për të vegjlit tanë, që ata të jenë të shëndetshëm dhe të marrin ushqimin e nevojshëm nga gjiri. E di që shumë gra kanë kohëra të vështira dhe luftojnë”, ka shkruar Emina në Instagram. /Gazeta Shneta/