Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, njihet për transparencën që ka ndaj ndjekësve të saj në rrjetet sociale në lidhje me jetën e saj private.
Madje, Emina nuk kursen as të na tregojë se si e ushqen me gji vajzën e saj të porsalindur, duke u kujdesur në të njëjtën kohë edhe për vajzën e saj më të madhe, shkruan Gazeta Shneta.
“Tërë kohën nënë”, ka mbishkruar ajo fotografinë, duke e përcjellë atë me hashtag #Mëmësia #Gjidhënia.
Sidoqoftë, modelja shqiptare duket se po e mposht lodhjen e mëmësisë, duke sjellë buzëqeshje në fotografinë e fundit./Gazeta Shneta/