Fëmija më i madh zakonisht bëhet më xheloz, kur në jetën e tyre vjen një bebe që merr shumicën e vëmendjes dhe përkushtimit.
Por, ky nuk është rasti me dy vajzat e Emine Çunmulaj, e cila ka treguar se çfarë motre e dashur është Ella për të voglën Mia.
Sipas Emines, ajo ka pranuar që Mia të vendoset në shtratin e Ellas për pak kohë, e madje edhe ka kërkuar nga nëna e saj që edhe ajo të shtrihet bashkë me motrën.
Duket se Emina po ia del shumë mirë në aspektin e edukimit dhe sjelljes së mirë të fëmijëve të saj./gazetashneta