Modelja shqiptare e njohur në mbarë botën, Emina Çunmulaj, së fundi ka vizituar disa familje që jetojnë në varfëri ekstreme në rrethinat e Shkodrës, të cilëve iu ka ndihmuar, dhe ka shfaqur anën e saj humane.
Emina gjatë këtij rrugëtimi në Shqipëri, ka realizuar edhe një intervistë për Tirana Today, gjatë së cilës ka treguar për fëmijërinë dhe ndryshimet që kanë ndodhur në jetën e saj pas depertimit në industrinë botërore të modës, raporton Gazeta Shneta.
Emina ka treguar se ka qenë një vajzë e thjeshtë fshati, që më saktësisht ka mjelur lopët kur ishte 16 vjeçare, dhe ka pasur një jetë shumë të lumtur e të shëndetshme në malësinë e Tuzit.
Ndërsa, tani që është martuar me miliarderin iranian Sam Nazarian, me të cilin ka një vajzë të vogël, Emina tregon se thjeshtësia dhe modestia ende vazhdon të jetë sekreti i lumturisë së saj.
Ndryshe, Çunmulaj tashmë i është bashkuar edhe nismës “Fundjavë Ndryshe”, për t’iu ndihmuar të varfërve me aq sa ka mundësi. Dhe, jo vetëm. Kjo modele me zemër të madhe, është edhe pjëse e shoqatave të ndryshme humanitare që ndihmojnë familjet në Indi dhe Afrikë. /Gazeta Shneta/