Emrat e mjekëve të QKUK’së që u zunë në mungesë në vendet e tyre të punës

2018-08-07 në ora 19:27

Tre mjekë u suspenduan dhe tre të tjerë janë dërguar në Komision Disiplinor, së bashku me dy infermierë, pasi gjatë një inspektimi nuk janë gjetur në vendin e punës.

Inspektimi u bë nga drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, të hënën prej orës 1 deri në 3 të mesnatës.

Sië merr vesh Koha Ditore, të suspenduarit janë Isa Haxhiu – Klinika e Urologjisë, Bedri Braha – Kirurgjia Abdominale dhe Dëfrim Koqinaj – Kirurgji e Fëmijëve.

Në Komision Disiplinor janë dërguar Arlind Batalli – Kardiologji, Agim Berisha – Kirurgji Plastike dhe Ardian Prenaj – Klinika e Urologjisë.