Ndryshimet e shpejta hormonale në trup mund të sjellin ndryshime në kontraktimin e muskujve të stomakut.
Kështu, kjo shkakton përzierje dhe të vjella te gratë shtatzëna. Faktorë të tjerë që ndikojnë në shfaqjen e të vjellave lidhen me ushqime të caktuara, lodhjen, ankthin, mangësi në vitamina ose minerale.
Përzierja dhe të vjellat mund të ndodhin herët në mëngjes dhe të reduktohen me kalimin e ditës. Për shumicën e grave, problemi zgjidhet pas tremujorit të parë, por te disa mund të zgjasë edhe më shumë kjo gjendje. Nuk keni nevojë t’i drejtoheni mjekut për këtë problem, sepse mund ta zgjidhni vetë në shtëpi lehtësisht. Mënyra më e mirë për të ndaluar të vjellat gjatë shtatzënisë është xhenxhefili.
Ai përmirëson tretjen e ushqimeve si dhe ndihmon në sekretimin e acidit në stomak, i cili shkakton të vjella.
Merrni një copë xhenxhefil dhe përtypeni. Mund të hani edhe një karamele me shije xhenxhefili në një rast tjetër.
Gjithashtu, mund të përgatisni një përzierje me 5 pika lëng xhenxhefil dhe 1 lugë çaji mjaltë. Konsumojeni atë ngadalë kur të zgjoheni në mëngjes.
Çaji i xhenxhefilit është po ashtu një ilaç shumë efektiv. Zieni në një gotë me ujë 1 lugë çaji xhenxhefil për rreth 10 minuta. Kullojeni dhe më pas pijeni në mëngjes./Tetova Sot/