Një studim i ri tregon se densiteti i eshtrave ulet sa më gjatë që ushqeni me gji.
Ndoshta e dini se ushqyerja me gji ka shumë përfitime për foshnjën dhe për nënën, por mund të ketë një dobësi për të. Një studim i kohëve të fundit ka gjetur se densiteti i kockave në gratë që ushqyen me gji ulej, sa më gjatë që ato ushqenin me gji.
Pra, çfarë do të thotë kjo për shëndetin tuaj të kockave nëse jeni duke ushqyer me gji?
Hulumtuesit nga Universitetin e Gothenburgut në Suedi, studiuan densitetin e kockave të 95 grave nga shtatëzania e vonshme deri në 18 muaj pas lindjes dhe i krahasuan ato me një grup grash që nuk ishin shtatzëna ose nuk ushqenin me gji shkruan FitPregnancy, transmeton Gazeta Shneta.
“Ne zbuluam se gjatë katër muajve të parë pas lindjes, dendësia e mineralit të eshtrave u zvogëlua në kofshë, në shtyllën kurrizore dhe në shtresën e mesit, por vetëm në gratë që ushqenin me gji për të paktën katër muaj”, thotë autori Petra Brembreck, studiuese në Akademinë e Universitetit të Sahlgrenska.
“Ende në 18 muaj pas lindjes, dendësia minerale e eshtrave në kocka ishte më e ulët se sa pak pas lindjes, por vetëm në gratë që ushqenin me gji të paktën nëntë muaj.”
Rënia e dendësisë së kockave që kishte vërejtur Brembeck ishte deri në katër për qind./Gazeta Shneta/