Është e pabesueshme çfarë bëri kjo gjinekologe me gruan shtatzënë

2017-08-03 në ora 13:44

Të bësh detyrën e mjekut ndonjëherë shkon përtej profesionit, ndonjëherë ka të bëjë me prirjet e një njeriu për të qene gjithmonë në dispozicion të tjetrit, për ta ndihmuar pa kushte!

Një mjeke shtatzënë!

Ngjarja është zhvilluar në Kentucky të SHBA-së dhe mund t’ju duket e pabesueshme. Një grua ishte në moment stimulimi të lindjes pasi kishte kaluar termini por diçka e detyron të ndalë proçesin,  pra ishte puna e saj. Një tjetër grua, edhe ajo shtatzanë kishte nevojë për ndihmë.

Gjinekologia Hess ishte gati për të marrë stimuluesin kur dëgjoi të bërtiturat e gruas në dhomën tjetër, e cila ishte një paciente e saj në vështirësi.

Vajza e saj po vinte në jetë më herët se momenti i parashikuar dhe ndërkohë kordoni ju rrotullua menjëherë rreth qafës. Ndërsa kjo ndodhte, mjeku i turnit kishte dalë për një pushim dhe nuk kishte më kohë, lindja duhej të ndodhte në atë moment.

Hess e kishte vizituar gruan një javë më parë dhe tani nuk hezitoi fare, por ndaloi stimuluesin dhe veshi këmishën e bardhë.

Të dyja lindën dy vajza të bukura dhe Amanda Hess shprehet për “Ëashington Post” se ju desh të vishej menjëherë, në një kohë rekord për të ndihmuar pacienten e saj me shumë kënaqësi.

Kisha marrë një telefonatë pune ditën para lindjes dhe mendova se do të punoja deri në minutën e fundit, por në të vërtetë ky rast ishte të punoje deri në sekondën e fundit. Fëmija duhej të vinte menjëherë në jetë! /pernenat