A është e rrezikshme që gratë shtatzëna të hanë ve, ja ç’thonë mjekët

2018-08-05 në ora 16:10

Është diçka e mrekullueshme që një vezë e cila ka vetëm 90 kalori të ketë mbi 12 lloje të vitaminave e mineraleve si dhe sasi të bollshme të proteinave. Proteinat janë shumë të nevojshme, jo vetëm për beben tuaj e cila rritet shumë shpejt, por edhe për organizmin tuaj.

Vezët kanë sasi të bollshme të kolinës, gjë që ndihmon në zhvillimin e trurit të bebes dhe në parandalimin e defekteve të tubit neural. Ato kanë edhe yndyra omega-3 që ndihmon në zhvillimin e trurit dhe të pamurit.

Disa gra kanë frikë se vezët kanë shumë kolesterol. Është e vërtetë se kanë kolesterol, por kanë shumë pak yndyra të ngopura. Më shumë rrezik ka nëse hani yndyra të ngopura, se sa kolesterol i cili gjendet në mënyrë natyrale në ushqim.

Nëse e keni nivelin e kolesterolit brenda vlerave normale, atëherë nuk ka rrezik nëse hani një ose dy vezë në ditë, krahas dietës së ekuilibruar me pak yndyra të ngopura.

Por, a është rrezik nëse shtatzënat konsumojnë vezë të papërpunuara termikisht ose gjysmë të ziera?

Në disa vende vezët shenjëzohen me vulë në lëvozhgë dhe si të tilla konsiderohen të sigurta që të hahen qoftë gjysmë të ziera ose edhe të papërpunuara fare termikisht. Nëse vezët janë me vulë, rreziku që ato të kenë salmonella është shumë i vogël.

Salmonella është një mikrob që shkakton helmimin e ushqimit. Nëse ushqimi helmohet me salmonella, ky mikrob nuk e dëmton beben tuaj në mënyrë të drejtpërdrejtë, por te ju mund të shkaktojë vjellje, barkqitje, dhimbje barku, temperaturë dhe kokëdhimbje.

Nëse vezët nuk janë me vulë, atëherë ato duhet t’i zieni deri sa e kuqja dhe e bardha e vezës të jënë të forta (pra, jo të lëngshme). Zakonisht vezët mesatarisht të mëdha duhet të zihen rreth shtatë minuta. Nëse zihen në këtë mënyrë, salmonellat shkatërrohen dhe vezët konsiderohen të sigurta për t’u ngrënë.

Vezët duhet t’i mbani në frigorifer veçmas nga ushqimet tjera. Bakteret mund të gjenden edhe në lëvozhgën e vezëve. Mos i përdorni vezët me lëvozhgë të thyer, sepse bakteret mund të kenë depërtuar në brendi. Vezët e ziera mos i ruani në frigorifer më gjatë se tri ditë. /Telegrafi/

Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.