A është kjo fotoja më e ëmbël e Leartës shtatzënë me Kushtrimin? (Foto)

2017-06-27 në ora 19:38

Ajo po vazhdon të jetë emri më i lakuar në mediet rozë, që nga dita e martesës së saj.

Learta u bë e famshme që nga fejesa e saj, kur u mor vesh se reja e kujt do të bëhet.Natyrisht se vjehrra e saj është një emër tejet i kërkuar në dasma dhe ahengje.

Shyhrete Behluli, vjehrra e cila nuk lë ditë pa u përmendur në media, ka një dashuri të veçantë për nusen e saj, kjo ngaqë Learta është nusja e parë në shtëpi, por edhe për raportet e shkëlqyera me të gjithë anëtarët e familjes së Kushtrimit. Ajo padyshim se është ndër nuset më të bukura të vitit dhe sidomos kësaj here që është shtatzënë.

Një kohë të gjatë Learta hezitoi ta zbulonte barkun, por tani ajo vërtetë ndjehet e lumtur që së shpejti po bëhet nënë.

Kujtojmë se Learta ka përfunduar studimet në fushën e gazetarisë dhe poashtu ka një talent për të cilin pak kush e din, këndimin.Rastësi apo jo kjo ?!

Ku I dihet, ndoshta një ditë do të lansojnë një duet së bashku me vjehrrën e saj, apo edhe me kunatën e cila tashmë është emër i njohur në estradë, por sipas fotografive të fundit, shihet se ajo I është përkushtuar totalisht shtatzënisë së saj. Ja si duken së bashku çifti që së shpejti do të bëhen prindër./Kosovarja/