Është kthyer programi i rregullt në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në QKUK.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka deklaruar se janë marr masa rigoroze ndaj personave përgjegjës që shkaktuan dështimin e programit operativ para dy ditësh në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, shkruan Gazeta Shneta.
“Ju njoftojmë se menaxhmeti i ShSKUK-së, ka reaguar ashpër dhe menjëherë, duke kërkuar masa rigoroze nga drejtorët e klinikave, e që bazuar në kompetencat që kanë, janë përgjegjës direkt për mbikëqyrjen dhe menaxhimin e zyrtarëve që i kanë nën menaxhim të drejtëpërdrejt. Është kërkuar të ndërmarrin masa, konform legjislacionit në fuqi, ndaj kujtdo që nuk permbushë detyrat e punës”, kanë deklaruar nga SHSKUK.
Ky institucion poashtu ka njoftuar se është rikthyer programi i rregullt operativ dhe janë operuar pacientët e planifikuar për operacion.
Programi operativ para dy ditësh dështoi në këtë klinikë pasi punonjësit nuk pranuan t’i çojnë në sallë pacientët dhe stetet kirurgjike. /Gazeta Shneta/