Zgjedhja e emrit për fëmijën është mjaft e vështirë. Fillimisht kërkohet të jetë sa më i veçantë, e pastaj të merr miratimin e të dy prindërve.
Një çift nga Spanja janë duke luftuar me shtetin për t’ia lënë emrin djalit të tyre “Lobo”, që në shqip ka kuptimin “Ujk”, transmeton Gazeta Shneta.
Zyra e regjistrimit në Madrid refuzoi të lejonte këtë emër, duke argumentuar se është ofendues për djalin e tyre.
Poashtu, prindërve u thanë se ekziston një mbiemër Lobo dhe kjo do të krijonte konfuzion për djalin.
Prindërit nuk e lanë me kaq. Ata filluan një peticion për të lejuar emrin. Peticioni është shpërndarë në krejt botën dhe deri më tani ka marr 25 mijë nënshkrime.
Kjo bëri që zyra e regjistrimit të tërhiqet nga vendimi për të mos lejuar.
Shefi i kësaj zyre Javier Gomez Galligo tha se rasti është rishikuar dhe prindërit tani janë të lejuar t’ia lënë emrin djalit Lobo.
Prindërit than se e duan shumë ujkun, prandaj vendosën ta quajnë djalin kështu. /Gazeta Shneta/