Kur këtij doktori iu kërkua të bënte një raport për një pacient, punëdhënësi i të cilit donte që të dëshmonte se ai kishte qenë i ftohur, mjeku nuk u mendua dy herë.
Në vend të një raporti standard, punëdhënësi mori këtë raport plot zemëratë:
“Punëmarrësi ka pasur, sipas raportit të tij, një të ftohur sot dhe ndaj qëndroi në shtëpi për të mos ia ngjitur atë kolegëve apo klientëve.
“Nuk mund të kryej teste për ftohjet e zakonshme dhe kështu që e besoj atë, megjithatë nëse ju mendoni se koha e tij dhe koha ime mund të shpërdorohet duke e sjellë atë që të ulet në një klinikë dhe të presë me orë të tëra dhe duke më bërë mua të shkruaj këtë raport, duke lënë pas dore pacientë që kanë nevojë për vëmendjen time, ju lutem rishikojini politikat tuaja në këtë drejtim – ka padyshim mënyra më të mira për t’i shpërdoruar dollarët e taksapaguesve tuaj”.