Një rast i rrallë ka ndodhur me një grua e cila mbeti shtatzënë pa e planifikuar fare.
Madje ajo kishte ndërmarr masa që një gjë e tillë të mos i ndodhte, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Lucy Hellein kishte vendosur spirale që të parandalonte shtatzëni të padëshiruar, por papritur ajo i është zhdukur.
Mjekët i thanë se ka gjasa t’i ketë dal jashtë pasi spiralja nuk shihej në ultrazë.
Por ajo mbeti e shokuar kur e kuptoi se ishte shtatzënë në javën e 18-të.
E çudia ndodhi kur lindi beben. Spiralja e cila në 99 për qind të rasteve është efektiv kundër shtatzënisë, doli nga trupi i nënës së bashku me beben.
Nëna bëri një fotografi te bebes e cila mbante ne duar spiralen dhe u shpërnda nga 71 mijë njerëz në rrjetet sociale.
“Ndonëse nuk e kisha planifikuar, familja dhe unë ndihemi tepër të bekuar”, ka shkruar ajo. /Gazeta Shneta/